14 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Video ekskluzive nga Kuvendi: Gjyshincën nuk e kishte prekur kush me dorë

Gazeta Express ka arritur të sigurojë pamje të kamerave nga korridori i Kuvendit të Kosovës, aty ku dje u pretendua nga Lëvizja Vetëvendosje se dy deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi, sulmuan fizikisht deputetin e tyre, Gazmend Gjyshinca. Sipas deputetit të VV-së, ata i kanë shkaktuar edhe lëndime fizike, të cilat tha se mund t’i dëshmojë me raportin e mjekëve. Por, në bazë të videove të siguruara nga Gazeta Express, shihet se aty s’ka ndodhur kurrfarë sulmi fizik.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, e ku ishte thirrur për raportim ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, kishte kaluar me tensione mes deputetëve.

Kryesisht, akuza e kundërakuza kishin shkëmbyer deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi me deputetin e Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshincën.

Tensioni kishte vazhduar edhe pasi që ishte mbyllur mbledhja e Komisionit.

Lëvizja Vetëvendosje thirri konferencë të jashtëzakonshme për media, pas mbledhjes, në të cilën folën Fitore Pacolli dhe Gazmend Gjyshinca, përderisa në sfond të tyre ndodhej një auto-ambulancë.

Autoambulanca ishte thirrur nga Grupi Parlamentar i VV-së për t’i dhënë ndihmën e parë deputetit Gjyshinca.

Sipas deputetëve të VV-së, pas mbledhjes, Kujtim Shala e Arben Gashi kanë sulmuar fizikisht deputetin Gjyshinca. Madje, ata thanë se për ta dëshmuar këtë dhunë mbi krahun e djathtë të deputetit, kanë dëshmi të mjekëve.

Kjo u demantua pas disa orëve nga Shala e Gashi, por megjithatë, kjo ngjarje u bë ngjarja kryesore e ditës së djeshme.

Gazeta Express ka arritur ta sigurojë këtë video, ku shihet momenti i përplasjes verbale mes deputetëve, por në asnjë moment nuk duket që dikush ta ketë sulmuar fizikisht deputetin Gjyshinca.

Ajo që shihet është se pasi që Gjyshinca del nga salla e mbledhjes së Komisionit, Kujtim Shala i afrohet me shpejtësi duke i thënë diçka, por jo duke e sulmuar fizikisht. Pastaj aty bëhet rrëmujë dhe deputetët e LDK-së, Kujtim Shala, Arben Gashi e Doruntinë Maloku largohen nga korridori; aty ku ata po prisnin për ta takuar Alush Gashin, Këshilltarin e Kryeministrit Hoti.

Shikojini pamjet.

Related posts

Majko reagon pas fyerjeve të Vulinit ndaj shqiptarëve

dardanianews

Parlamentarët europianë kërkojnë liberalizim të vizave për Kosovën

dardanianews

Lëvizja Vetëvendosje ka tri opsione, njëra prej tyre bojkotimi i zgjedhjeve!

dardanianews