8.9 C
New York
May 13, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Video / Gjesti humanitar i Anton Qunit: Ndihmon qytetarin që përjetoi sulm epileptik në mes të rrugës

Kandidati i LDK-së për Prizrenin, ka qenë pjesë e ngjarje jo të zakonshme në “kryeqytetin historik”.

Ai ka qëlluar pranë një qytetari që pësoi sulm epileptik, teksa sipas dëshmitarëve të rastit, vrapoi menjëherë aty te vendngjarja, përcjell GazetaBlic.

Kështu ka thënë edhe një banor në kushte anonimiteti, që shpalosi gjithë ngjarjen në detaje.

“Me daten 6 tetor, pra, të mërkurën, në ora 16:05 një qytetar me epilepsi ka humbur ndjenjat pas një sulmi epileptik, duke perplasur kokën, me ç’rast edhe e humbi vetëdijen.

Në atë moment rastësisht ka kaluar aty pranë Anton Quni, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, i cili ia dha ndihmën e parë qytetarit, derisa arriti ndihma e shpejtë”, tha ai.

Ky qytetar ndër të tjera ka treguar se pacienti kishte frymëmarrje të vështirësuar dhe gjakderdhje pas përplasjes me kokë, dhe ka pohuar se po të mos ishte aty Quni për ta ndihmuar qytetarin, gjendja e tij do të rëndohej shumë, percjell Botapress.info

KUJDES: PAMJET JANË TË RËNDA

 

Related posts

Drejtori i Shëndetësisë jep detaje për 52-vjeçarin nga Istogu që vdiq nga COVID-19

dardanianews

Musliu e PDK’së godet LDK’në: Veç kur të shpallen zgjedhjet ju kujtohet Rugova

dardanianews

Nexhmedin Spahiu: Isha gati ta grushtoja Glauk Konjufcën

dardanianews