January 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedKuriozitete

Videoja nga morgu ku kufoma “rikthehet në jetë”, flet Ministria e Shëndetësisë

Në rrjetet sociale në Rusi janë shfaqur pamjet e kamerave të sigurisë brenda një morgu, ku shihet se si trupi i një burri të mbuluar me çarçaf “rikthehet në jetë”, ngritet në këmbë dhe fillon të ecë.

Deri më tani dihet se videoja është realizuar në Tver të Rusisë, e cila është publikuar në Telegram.

Punonjësit e morgut nuk kanë dhënë koment lidhur me këtë çështje. Megjithatë, nga një morg tjetër është bërë e ditur se ekziston mundësia që e gjithë kjo të jetë një shaka.

“Videoja është e rrejshme. Dhoma në video që pretendohet të jetë një hapësirë brenda morgut në Tver – nuk duket të jetë origjinale. Në Tver nuk ka morg të ngjashëm me atë në video”, ka njoftuar ministria ruse e Shëndetësisë.

 

Related posts

Erdogan dha urdhër: Turqia dëbon ambasadorin amerikan dhe nëntë të tjerë

dardanianews

Eksperti: Speciet misterioze njerëzore “hobbit” mund të mos jenë zhdukur

dardanianews

Gjendet në Shqipëri Kurani më i vogël në botë, mediat botërore jehonë lajmit

dardanianews