11.8 C
New York
April 25, 2024
DardaniaNews
EkonomiFeatured

Vitin e kaluar çmimi i naftës megjithatë ishte më i lirë, prej javës së ardhshme bie për kaq cent

Një rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë pritet prej javës së ardhshme.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, ka dhënë detaje se sa pritet të jetë kjo rënie. Sipas tij, si zakonisht, çmimi bie për disa cent.

“Sot çmimi i naftës është 1.19 ndërsa benzina 1.21. Do të thotë se mund të bie vetëm 1 cent apo 2”, u shpreh ai.

Se a do të ndryshojë prapë çmimi në të ardhmen, sipas Berjanit varet se si përcaktohet berza dhe si vendos organizata prodhuese.

Krahasuar me vitin e kaluar, në po këtë muaj, çmimi i naftës ka qenë më i lirë.

“Krahasuar me vitin e kaluar, po këtë muaj, diferenca ka qenë 5 cent. Për 5 cent ka qenë më lirë vitin e kaluar”, u shpreh Berjani për Reporteri.net.

Related posts

Shokon Gjokoviq: Isha i infektuar me COVID dhe shkova në një takim me fëmijë

dardanianews

PERISKOPI: KONJUFCA E HAXHIU KUNDËR KURTIT, A PO NDAHET SËRISH VV-JA?

dardanianews

Trondit ish-agjenti i SHIK-ut: Ja kush e qiti në pritë Besim Ramën, bashkëluftëtarin e Adem Jasharit në Galicë të Vushtrrisë

dardanianews