14.2 C
New York
December 11, 2024
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Vjen lajmi i mirë! Japonezët gjejnë zgjidhjen, ky është ilaçi që shëroi pacientët me koronavirus për 4 ditë

Një ilaç japonez rezulton të jetë tepër i efektshëm në kurimin e koronavirusit. Autoritetet kineze të shëndetësisë thanë se përdorimi i ilaçit ‘Favipiravir’, i prodhuar kundër disa llojeve të gripit, ka dhënë rezultate tepër të mira në kurimin e shumë pacientëve me koronavirus.

Ky ilaç u është dhënë 340 pacientëve në Uhan e Shenzhen për të kryer provat klinike. Të infektuarit që përdorën ‘Favipiravirin’ u shëruan mesatarisht brenda 4 ditëve, ndërsa për të tjerët që nuk janë kuruar me këtë ilaç, përmirësimet i shfaqën pas 11 ditësh.
Nga skanimet me rreze X, mjekët konstatuan se 91% e pacientëve të trajtuar me ilaçin japonez patën përmirësime në funksionimin e mushkërive të dëmtuara nga koronavirusi, ndërsa tek ata që nuk e përdorën, vetëm 62% e tyre kishin përmirësime.

Kina ka eksperimentuar tek pacientët disa lloje ilaçesh kundër viruseve të tjerë, që kanë dhënë rezultate në shumicën dërrmuese të rasteve tek pacientët me koronavirus. Deri më tani janë shëruar 73% e të infektuarve, ndërsa tre ditët e fundit nuk ka pasur asnjë të infektuar të ri.

Teksa e gjithë bota është në pritje të vaksinave, disa ilaçe anti-virale po ndihmojnë mjekët në betejën e vështirë kundër përhapjes së koronavirusit. Një tjetër ilaç tepër efektiv po rezulton edhe klorokina e përdorur kundër malarjes. Gjithsesi, për ilaçet nevojitet një periudhë prove tek njerëzit para se të certifikohet efektshmëria tek pacientët.

Related posts

•Lajm i hidhur: Vdes studentja e Universitetit të Mitrovicës, Florentina Behrami

dardanianews

Bie zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore

dardanianews

Incident në Beograd, Ambasadori Hill sulmohet verbalisht: Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja

dardanianews