15.5 C
New York
April 24, 2026
DardaniaNews
Lajme

Ekskluzive: Vjosa Osmani me iniciativë të re, në diskutime për koalicion me LDK-në

Ekskluzive: Vjosa Osmani me iniciativë të re, në diskutime për koalicion me LDK-nëEkskluzive: Vjosa Osmani me iniciativë të re, në diskutime për koalicion me LDK-nëGazetarPerparim BeqiriNë një moment kur vendi po hyn sërish në paqartësi politike, emri i Vjosa Osmani po rikthehet në qendër të zhvillimeve për zgjedhjet e ardhshme.Sipas burimeve të Kosova Info, ish-presidentja është duke punuar në një iniciativë të re politike, e cila pritet të marrë formë në prag të zgjedhjeve që tashmë duken gjithnjë e më të mundshme.Ajo, sipas burimeve brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, i beson konceptit politik të kësaj partie dhe e sheh atë si një bazë të qëndrueshme për bashkëpunim në kuadër të zhvillimeve të reja para zgjedhjeve të mundshme.Megjithatë, ajo po e mat pulsin politik mes një koalicioni të mundshëm apo një forme më të thellë bashkëpunimi, ndërsa sipas burimeve ka një përafrim të dukshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.Këto zhvillime lidhen drejtpërdrejt me situatën aktuale institucionale, ku Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur të sigurojë zgjidhje për çështjen e presidentit. Afati kushtetues ka mbetur më pak se pesë ditë dhe, sipas burimeve politike, nuk ka sinjale konkrete për një marrëveshje, duke rritur gjasat që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.Mbetet të shihet se si do të zhvillohen këto procese në ditët në vijim./Kosova.info/

Related posts

Baton Haxhiu shkarkohët nga televizioni i njohur shqiptar!?

dardanianews

A e keni ditur se Albërie Hadërgjonaj e ka vëlla këtë politikan të njohur?

dardanianews

Grenell: Kurti më shikoi drejt në sy dhe më tha se do ta heqë taksën

dardanianews