22.4 C
New York
May 27, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vrasja e Liridonës | Lirohet njëri nga të dyshuarit, Prokuroria me një vendim të ri për Naim Murselin

Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërkaq, personi që ia shiti armën Naim Murselit, Tom Dodaj është liruar nga paraburgimi.

Vendimi është marrë më datë 17 prill 2024.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi ka konfirmuar zhvillimet për Paparacin.

”Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 23.04.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj. e cila masë iu është llogaritur nga data 28.04.2024 deri me 27.06.2024″, tha Gashi.

Tom Dedaj, tash do të mbrohet në liri, sipas një vendimi të Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin është ndryshuar vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Sipas prokurorisë, derisa Naim Murseli me bashkëshorten dhe dy fëmijët ishin në makinën e tyre, papritmas del para veturës i dyshuari Granit Plava me masë në kokë dhe revole në dorë ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijë ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur ndërsa në veturë ka mbetur tani e ndjera Liridona Murseli.

Related posts

LAJMI I FUNDIT – Ndryshojnë çmimet e derivateve në Kosovë: Ja sa kushton tani një litër naftë

dardanianews

Gani Geci: A është Valon Syla i biri i serbes me emrin Oliverë (OLA)?

dardanianews

Shpërbërja përfundimtare e Listës Guxo – videot që dëshmojnë braktisjen e elektoratit

dardanianews