July 26, 2026
DardaniaNews
Lajme

VUCIC MASHTRON PAK SERBËT? USHTARËVE: KOSOVA ËSHTË E JONA DHE DUHET MBROJTUR

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka rikthyer edhe një herë retorikën e tij ndaj Kosovës, duke deklaruar para kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura serbe se “Kosova është pjesë e Serbisë” dhe se duhet “mbrojtur”.Gjatë ceremonisë së diplomimit në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviq” në Banjicë, Vuçiç u tha ushtarëve se janë garantues të sigurisë së Serbisë dhe se duhet të jenë të përgatitur për sfida të vështira. Ai pretendoi se Kosova është pjesë e Serbisë “sipas Kushtetutës dhe sipas drejtësisë së Zotit”, ndërsa shtoi se ajo duhet mbrojtur “pa sulmuar askënd dhe pa kërcënuar askënd”.Në të njëjtën fjalë, presidenti serb kritikoi marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke pretenduar se ajo është e drejtuar kundër Serbisë. Ai deklaroi gjithashtu se ushtria serbe është forcuar ndjeshëm me armatime të reja dhe se kapacitetet e saj nuk krahasohen me ato të vendeve të tjera të rajonit.Deklaratat e Vuçiç vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës mbeten të tensionuara, ndërsa retorika e tij pritet të shkaktojë reagime të reja në rajon.

Related posts

Willaim Walker: Pas dy javësh do të martohem

dardanianews

Ndahet nga jeta moderatorja e njohur Linda Imami

dardanianews

At Gjergj Fishta – Prifti që ruajti Xhaminë e Lezhës

dardanianews