9.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Vuçiq e çmon shumë dhuratën qe ia dhanë protestuesit shqiptar”, Kosovës i vjen paralajmërimi i fortë

Dje në Kosovë është mbajtur marshim-protesta në solidarizim me popullin palestinez, ku disa qytetarë bartën pankartat në duar ku shkruhej “Liri për Palestinën; Mos i prekni fëmijët; Kundër fashizmit” dhe “Kundër spastrimit etnik”, “Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës”, etj.

E marshim-protesta është mbajtur edhe në Beograd, ku në disa prej pankartave shkruhej se “Kosova është Serbi”, dhe se “Poshtë okupimi, Kosova është Serbi dhe Palestina është shtet”.

Lidhur me marshimin dhe pankartat e shfaqura në Kosovë dhe Beograd, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

Shahu kritikon ashpër organizimin e marsheve në Kosovë, derisa individët që i organizojnë ato marshe i quan vegla të ekstremistëve palestinezë.

“Individë të ndryshëm në Kosovë, të tipit deledash, të mjerë deri në mëshirë e të djallëzuar deri në ligësi, duke dashtë të shfaqen kontemporanë, modernë, të angazhuar, socialë, të shqetësuar për botën, bëhen karikatura morali dhe shndërrohen në vegla të ekstremistëve palestinezë, shndërrohen në fishekë të predhave të Hamasit kundër Izraelit. Këta tipa, si hije në Prishtinë që protestonin me ca parulla pro Palestinës e kundër Izraelit mu duken si gëzhoja predhash serbe të mbetura në fushë nga lufta e fundit e serbëve kundër shqiptarëve”, thotë Shahu.

Ai shton se marshimet e tilla janë në dëm të Republikës së Kosovës, duke e ditur që Palestina nuk e njeh Kosovën.

“Pa i thirrë askush, ia fusin supet barrës së huaj duke cenuar raporte politike me aleatë strategjikë të Kosovës. Do të thotë tipa të tillë që dalin në protesta të tilla janë pa vetëdije, thjeshte hanë bukë e përshesh dhe me veprime të tilla antiKosovë mund të fitojnë ndonjë honorar të pistë dhe ta cenojnë integritetin e Kosovës.. Këta individë pa personalitet janë gati me e shuajtë Kosovën për honorarët e tyre, janë gati me e dashtë armikun e tyre por jo Kosovën. Palestinezët në mënyrë konstante e deklarojnë se Kosova është Serbi e shqiptarë anonimë periferikë askusha të Kosovës puthin bythën e palestinezëve të tillë. Ky është poshtërim i shqiptarit të Kosovës, vetëposhtërim me dëshirë, i sponsorizuar”, thekson publicisti Rexhep Shahu.

Sipas tij, protesta në Kosovë gjoja në përkrahje të Palestinës kundër Izraelit, cenoi rëndë integritetin e shtetit të Kosovës.

“Ato protesta janë fotografi të sponsorizuara nga armiqtë e Kosovës që tu thonë vendeve që sollën lirinë e pavarësinë e Kosovës që ju gabuat, pasi Kosova del kundër Izraelit që e njeh dhe mbron Kosovën shtet të pavarur e pro Palestinës që nuk e njeh Kosovën dhe e quan Serbi. Në këtë kuadër, pra si protesta që cenojnë integritetin moral të shtetit të Kosovës, Kryeministri e Presidentja e vendit duhet me çdo çmim të mos lejonin cenimin e shtetit të Kosovës, ose të dorëzohen të shkojnë në shtëpi se veç për drejtim shteti nuk janë. Kosova ka nevojë për mbrojtje prej këtyre kamikazëve. Po tu thuhet këtyre individëve të vishen me jelekë baroti ata vishën se i paguan Palestina dhe Hamasi”, shprehet publicisti Rexhep Shahu.

Parulla të turpshme se liria jonë në Kosovë është e paplotë pa lirinë e Palestinës, të bëjnë t’ua heqësh lirinë se e kanë dhuratë që nuk e meritojnë, të ikin në Serbi, në Hamas e të luftojnë për lirinë e Palestinës. Veç mos harrojmë se sa herë Hamasi hedh predha e vret izraelite, duhen pritë predhat izraelite që nuk dihet sa palestineze vrasin. Siç nuk dihet sa izraelite vrasin raketat e Hamasit, ashtu nuk dihet sa palestineze vrasin predhat izraelite. Predhat nuk kanë sy as mase, nuk përkëdhelin, as puthin, vrasin”, nënvizon Shahu.

Ai shton se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do ta përdor kundër Kosovës protestën e organizuar në Prishtinë kundër Izraelit.

“Këta individë pa dinjitet e personalitete qe bëjnë aleancë me armiqtë e Kosovës në emër të parimeve që nuk i njohin dhe ideve që u mungojnë duhet ta dinë se nuk, janë nga ata që janë plot plagë plumbash në trupat e tyre nga lufta për lirinë e Kosovës. Janë Hamas që jetojnë rastësisht në Prishtinë që u duartroket Serbia dhe ua shpërndan fotot e tyre të mosmirënjohjes, fotot anti Kosovë në gjithë botën demokratike. Vuqiçi e çmon shumë dhuratën qe ia dhanë protestuesit shqiptar kundër izraelit në Prishtinë se u thotë vendeve te botës se shqiptarët janë me Palestinën jo me perëndimin”, deklaron Shahu për “Bota sot”.

Ai thotë se presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, nuk duhet të heshtin përballë organizimeve të tilla.

Këto zhvillime që u përcollën me heshtje nga kryeministri i vendit dhe presidentja u bënë edhe me të dëmshme. Nuk e ka luksin asnjë lider botëror te heshte kur vjen ne pyetje Izraeli i sulmuar padrejtësisht nga Hamasi, e aq më pak e kanë luksin politikanët e Prishtinës. Fodulleku e anësia që treguan liderët e Prishtinës me heshtjen e tyre dhe duke ditur se fansat e miqtë e tyre e bënë këtë proteste, do tu kushtoje shtrenjte edhe kryeministrit edhe presidentes se Kosovës. Leximi i parë politik e diplomatik i heshtjes së tyre është se ata po gjejnë një rast të fërkojnë duart për kundërshtinë e tyre për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, shprehet Shahu.

“Bota e kthjellte demokratike e din qartë se Izraeli është i pafajshëm sepse po mbrohet. Gjate mbrojtjes ai shkakton dëm, por nuk ka faj Izraeli pse e ka mbrojtjen eficente dhe të fortë siç nuk ka faj Izraeli pse Hamasi është kundërshtar mjeran dhe i vjetër sa urrejtja e zezë. Kryeministri dhe presidentja e Kosovës duhet të kërkojnë ndjesë dhe Albini në emër të lirisë se anarkisë duhet ta ndalojë cdo protestë kundër Izraelit dhe sponsorëve të lirisë e pavarësisë së Kosovës, pasi pasojat i vuan vetë por edhe Kosova. Izraeli ka fuqi e aftësi të madhe mbrojtëse, ia kthen në ajër raketat armikut”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

Related posts

Quni tregon për herë të parë: Qe pse e luta Albin Kurtin ta kthente Agim Veliun

dardanianews

Po ju tregojmë një sekret! Si të kuptoni nëse dikush ju ka bërë “bllok” në WhatsApp

dardanianews

Dosja sekret: Kosovarët nuk pranojnë të ndahen nga Tito, edhe sikur të shkojë Kosova me Shqipërinë

dardanianews