May 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vuçiqi mobilizon ushtrinë, “kërcënon” Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë serbe. Për mediat, kreu i shtetit tha se vendi duhet që të kujdeset për Serbinë.

Vuçiç gjithashtu njoftoi se do të ketë investime të mëtejshme në ushtrinë serbe dhe sistemin e mbrojtjes, si dhe rritje të konsiderueshme të të ardhurave për anëtarët e ushtrisë gjatë këtij viti.

Ju e dini se çfarë problemesh kemi në Kosovë, ne gjithashtu kemi probleme të tjera rajonale, së bashku me problemet e llojit të tretë, të cilat kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet gjeopolitike të fuqive të mëdha dhe ku ne shpesh jemi vendi rreth të cilit interesat e tyre përplasen,”- tha Vuçiç.

Bashkë me Vuçiç, në takim ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviç.

 

Related posts

Deputeti shqiptar infektohet me koronavirus, ai ka një porosi për të gjithë

dardanianews

SHBA tregon “muskujt” në Baltik, mbërrin luftanija amfibe

dardanianews

Raporti i NATO-s: Kosova preket nga ngrohja globale – rreziku nga temperaturat e larta, zjarret dhe përmbytjet

dardanianews