21.2 C
New York
October 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vulin paralajmëron Merkelin që dha dritën jeshile për armatosjen e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin e ka paralajmëruar Gjermaninë të mërkuren se armatosja e FSK-së, e cila, sipas tij “as që guxon të ekzistojë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, shkelje të ligjit në Gjermani por edhe porosi Serbisë”, është thënë prej ministrisë së tij.

Duke reaguar rreth shkrimeve në mediet serbe se kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka dhënë dritën e gjelbër armatosjes së Kosovës prej këtij shteti, Vulini, përmes një deklarate të shkruar ka bërë akuza të rënda në drejtim të Gjermanisë.
“Kur Gjermania tregon fuqinë ushtarake, e tërë bota duhet të shqetësohet për të ardhmen e saj. Historia po përsëritet”, ka thënë ai.

 

Related posts

“Gjysmë milion euro të transferoheshin tek Elvana Gjata”/ Raportimet qe po hetohet nga SPAK, zbulohen detaje

dardanianews

Kuçi i reagon ashpër ministrit Bislimi: Kaq mund të bëjë dikush që gjithë jetën është tërhequr nga hunda

dardanianews

Atdhetarizmin nuk mund ta ketë secili!

dardanianews