8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Willaim Walker: Pas dy javësh do të martohem

Ish-ambasadori amerikan i OSBE’së, William Walker, ka pohuar sot në Viti se pas dy javësh do të martohet sërish.

Atij i ka vdekur bashkëshortja në vitin 2009.

“Jam 88 vjeç. Jam më i vjetri në sallë. Por pas dy javësh do të martohem sërish”, ka thënë Walker.

Ndryshe, sot diplomati amerikan është shpallur “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Vitisë. Po ashtu, është zbuluar busti i Walker, si dhe atij i është dhënë “Çelësi i qytetit”.

Ambasadori Walker tha se ndihet i nderuar për respektin që po i bëhet në Kosovë. Ai shtoi se e viziton Kosovën çdo vit, në veçanti Reçakun dhe kompleksin e familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Kujtojmë se, më 15 janar 1999, 42 civilë të pafajshëm e të paarmatosur shqiptarë vriten e masakrohen barbarisht nga ushtria serbe në Reçak.

Ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

/GazetaSinjali/

Related posts

Ftesa e hapur e Vuçiqit për luftëra të reja ballkanike” – paralajmërohen qeveritë shqiptare

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa jep dorëheqje?

dardanianews

Pamjet virale në rrjet, i riu bëri në krah tatuazh emrin e Faton Hajrizit

dardanianews