2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Xhaviti duhet të jap llogari për vrasjet e luftës dhe të pasluftës”, Haliti i kundërpërgjigjet ashpër Haki Abazit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi i cili tha se Haliti duhet të japë përgjegjësi për disa vrasje të luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Haliti ka hedhur dyshime mbi shëndetin mendor të Haki Abazit.

“S’kam koment për persona që kanë nevojë për Psikoterapi. Ai e din çfarë problemesh ka me Fondacionin Rockfehler. Unë jam krenar me të gjithë veprimtarinë time 40 vjeçare për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Haliti.

“Shpresoj që krahas zbulimeve që paska bërë sonte së shpejti do na tregoj se kush e ka helmuar Presidentin Rugova”, shtoi Haliti.

Ndryshe, deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka hedhur akuza të renda ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti.

Abazi ka thënë se Xhavit Haliti duhet të jap llogari për vrasjet e luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Ai ka theksuar se Haliti duhet të jap llogari për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Xhemajl Mustafës, Ilir Konushevcit, Enver Malokut.

Abazi ka shkuar më tutje duke e quajtur Xhavit Halitin, “komandant i Rognerit” dhe e ka akuzuar për keqpërdorime të fondit ‘Vendlindja thërret”.

 

Related posts

Sonte në BBVK, Santianës do t’i vijë për vizitë i dashuri i saj i shumë përfolur

dardanianews

Javën tjetër shqyrtohen masat anti-COVID, këto mund të jenë ndryshimet

dardanianews

Pamje të rralla: Kryekrimineli serb – Millosheviq në duart e forcave amerikane, shihej në siklet të madh

dardanianews