23.8 C
New York
June 21, 2021
DardaniaNews
Ekskluzive Lajme

Rama: BE ka marrë peng Kosovën, nuk lëviz e lirë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth ka folur rreth vaksinimit dhe lëvizjes së lirë të qytetarve që kanë marrë vaksina që nuk janë miratuar nga EMA, sic janë ajo e Sputnik dhe Sinovac.

Rama ka thënë se do të jetë BE ajo që do të japë fjalën e fundit nëse të vaksinuart me vaksinat kineze dhe ruse do të lejohen të lëvizin në union.

Ndërkohë Rama është ndalur edhe tek Kosova dhe pengesa për qytetarët për të lëvizur të lirë në Bashkimin Evropian duke thënë se BE e ka marrë “peng”. Sipas Ramës nuk është vendim i të gjithë BE por i vetëm një shteti që nuk lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

“Lëvizja  nuk mund të fragmentohet nga vaksinat dhe nga firma prodhuese. Politka është shah. Shahu është lojë pengjesh. Por mendoj që BE nuk duhet të marrë peng asnjë person në këtë rajon për shkak te firmës që ka bërë vaksinën. Është mundësia se kush ka të drejtë lëvizje të lirë të bëjë test ose të jetë i vaksinuar. Por pse ta bëjmë testin për të lëvizur në BE, ato të Sinovac dhe Sputnik. Këtu janë serbët, maqedonasit, serbët. BE e ka marrë peng Kosovën. I një loje shahu dhe një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng. Deh të mos lëvizin të lirë. Jo i gjithë BE por një ushtar atje në diagonale. E turpshme por s’kem çfarë bëjmë. Ne në Shqipëri kemi luftuar dhe ia kemi dalë mbasi u lamë vetëm. U lamë vetëm si të tjerët në rajon për shkaka se kishin hallin e tyre. Por kush ishte dhe kush është objektivi i parë. Është të shpëtojmë jetën e njerëzve dhe jo të mendojmë se Europa do thotë se jeni të kategorisë së dytë. Por ne nuk vendosim se çfarë do bëhet” tha Rama.

Related posts

Milaim Zeka: Albin Kurti është takuar me Gjykatën Speciale në Prishtinë!

dardanianews

Krasniqi: Nga 23 të shëruar, 6 persona janë mbi moshën 60 vjeçare

dardanianews

Të infektuarin me koronavirus e kap sulmi gjatë transmetimit direkt

dardanianews