Axha i Marigona Osmanit, vajzës nga Ferizaj që sot u varros pasi dyshohet se ndërroi jetë nga dhuna e partnerit të saj, Dardan Krivaqa, deklaroi se atë që i akuzuari i kishte bërë mbesës së tij 18-vjeçare, ai nuk do të mund t’ia bënte as hasmit.
“Sot kur e pamë kufomën, fytyrën e saj dhe trupin se çka i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëj as hasmit e lërë më personit që e kam në shtrat. Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror. Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje”.
Megjithatë Osmani për Klan Kosova shprehet se si familje nuk janë që do donin që këtë dhunë ta ketë edhe Dardani ose dikush tjetër, por se shpreson që drejtësia të funksionojë dhe ai ta merr dënimin e merituar.