3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Shëndetësi

Zbardhni dhëmbët me këta përbërës natyralë

Buzëqeshja juaj, për shkak të kafesë, cigareve dhe prej çajrave të shumtë jeshilë që konsumoni është gjithçka tjetër përveçse e bardhë? Shumë keq, por edhe në këtë rast mund të ndërhyjmë pa bërë ndonjë trajtim kimik që mund të shkatërrojë smaltin apo që i bën keq shëndetit.

Përveç këtyre, midis shumë produkteve kimike në treg që u dedikohen zbardhjes së dhëmbëve, ekzistojnë një seri përbërësish natyralë, më pak të dëmshëm dhe po aq efektivë. Ne do t’ju propozojmë disa prej tyre

1) Bikarbonat plus kripë tavoline

Duke kombinuar gjysmë luge gjelle sodë buke me gjysmë lugë kripë tryeze atëherë ju do të krijoni pastrues dhëmbësh shumë të efektshëm. Për sa i përket përdorimit, ajo përdoret thjesht si një pastë dhëmbësh. Lyejeni furçën e dhëmbëve me këtë përbërës(sode buke dhe kripë të përziera me pak ujë) dhe kalojeni nëpër dhëmbë. Por mos e bëni këtë më shumë se një herë në javë. Një përdorim i shpeshtë mund të dëmtojë smaltin.

2) Fruta dhe perime

Molla, dardha, luleshtrydhet, selino dhe karotat do të mund t’ju ndihmojnë që të keni dhëmbët sa më të bardhë. Pështyma në kontakt me këto ushqime prodhon një reaksion, i cili është në gjendje të heqë disa baktere nga goja. Për shembull nëse do t’i fërkonit dhëmbët çdo mëngjes me luleshtrydhe, atëherë kjo do t’ju ndihmojë të hiqni njollat. Po me të njëjtën mënyrë mund të përdorni pjesën e brendshme të lëkurës së portokallit për të zbardhur dhëmbët.

3) Uji

Është pija më e popullarizuar në botë. Por uji është ideal edhe për të pasur dhëmbë të bardhë. Nëse bëni një gargarë për 30 sekonda pas ngrënies ajo do t’ju ndihmojë të parandaloni njollat.

4) Shtoni diçka te lëngjet

Kremi në kafe ose qumështi në çaj ndryshojnë gjendjen kimike të tyre për të shmangur njollat te dhëmbët. Kështu që mos harroni t’i shtoni ata në lëngje të ndryshme.

5) Sherbelë e freskët

Merrni një gjethe sherbelë të freskët dhe fërkojeni atë mbi dhëmbë. Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët. Ndërkohë, ju nuk do të harxhoni për trajtime dentare.

6) Lëngu i limonit

Edhe lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral, kundër njollave jo estetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafja. Limoni, si bikarbonat ka një efekt të fuqishëm zbardhues, por duke qenë acid ai mund të gërryej të gjithë smaltin nëse përdoret shpesh. Kështu që këshillohet të përdorni vetëm një herë në muaj.

7) Pastë dhëmbësh e bërë në shtëpi

Interneti jep gjithnjë e më shumë këshilla të çmueshme! Një video e pranishme në youtube sugjeron se si të përgatisni një pastë dhëmbësh në shtëpi e cila do t’ju shërbejë për të zbardhur dhëmbët. Tani nuk ju mbetet veçse ta provoni! /

Related posts

152 TË SHËRUAR DHE 129 RASTE ME COVID-19!

dardanianews

114 TË SHËRUAR DHE 172 RASTE ME COVID-19!

dardanianews

Rastet me koronavirus: Këto janë statistikat në gjithë botë

dardanianews