1 C
New York
March 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zbulohet e vërteta, kjo është dëshmia për raportet e Kurtit dhe Ramës në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte në vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë kësaj vizite, Kurti mori pjesë në darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e kësaj darke ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë ditës u raportua se Rama dhe Kurti ishin të ftoftë me njërin –tjetrin gjatë darkës.

Por, kryeministri Kurti e ka dëshmuar të kundërtën, duke e publikuar fotografi me Ramën.

“Me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona”, ka shkruar ai në Facebook..

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona.

Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj.

Image

Related posts

Për çka u dënua Salih Mustafa me 26 vjet burg?

dardanianews

Kurti dhe Palmer ishin takuar edhe 24 vite më parë, Dugolli jep detaje të vizitës së tyre në ShBA

dardanianews

Ekskluzive: Këta janë dy personat e arrestuar nga Policia për plagosjen e avokatit, Gazmend Halilaj

dardanianews