-2.6 C
New York
December 26, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zbulohet tuneli 40 metra i gjatë në burgun e Idrizovës, aty ku po vuan dënimin “Grupi i Kumanovës”

Ministria e Brendshme maqedonase ka njoftuar se një grup i të burgosurve në burgun maqedonas të Idrizovës kanë tentuar të arratisen përmes hapjes së një tuneli.

Sipas raporteve, një grup prej të paktën tetë të burgosurish planifikuan të arratiseshin nga burgu më i madh maqedonas përmes një tuneli që ata hapën. Tuneli është rreth 40 metra i gjatë. Ministria e Brendshme shton se pasi mësoi se grupi po planifikonte arratisjen, ka kryer veprime verifikuese kriminalo-operative dhe ka dorëzuar informacionin dhe rezultatet në drejtorinë përkatëse.

Drejtoria, thuhet, kontrolloi vendin e shënuar si tunel potencial dhe gjeti tunelin rreth 40 metra të gjatë. Tuneli ndodhet pranë objektit që përdorej për ruajtjen e qymyrit në një thellësi rreth një metër dhe një diametër rreth 80 centimetra.

“Në tunelin janë gjetur disa shporta plastike në të cilat janë lidhur litarë, të cilët janë përdorur për nxjerrjen e dheut të gërmuar dhe një kabllo elektrike me një llambë që është përdorur për ndriçimin e tunelit”, sipas policisë.

Në burgun e Idrizovës vuan dënimin edhe Grupi i Kumanovës, që përbëhet kryesisht nga shqiptarë të Kosovës. Disa pjesëtarë të Grupit të Kumanovës janë dënuar me burgim të përjetshëm e disa me 40 vjet burg për veprën “terrorizëm” në vitin 2017.

Related posts

Lajm i hidhur, Qyteti Kinez raporton perseri për korona Virus

dardanianews

Skënderbeu në orën e famshme zvicerane

dardanianews

Dy anije patrullimi ruse janë shkatërruar në Detin e Zi

dardanianews