12.4 C
New York
April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedKuriozitete

Zbuloni çka thotë për UFO’t raporti i Inteligjencës Amerikane

Një raport i Inteligjencës amerikane për objektet fluturuese të paidentifikuara të quajtura ndryshe UFO, nuk ka arritur të shpjegojë shumicën e pamjeve që janë shfaqur në trajnimet e ushtarakëve amerikanë.

Behet fjalë për më shumë se 140 objekte, për të cilat në raport nuk është thënë që përfaqësojnë jetën jashtëtokësore, mirëpo as nuk është përjashtuar një gjë e tillë.

Pentagoni ka konfirmuar se pilotët ushtarakë kanë analizuar më shumë se 140 raste të pajisjeve me shpejtësi të madhe, origjina e të cilave nuk është mundur të identifikohet.

Sipas një raporti të Inteligjencës Amerikane, të lëshuar nga Kongresi më 25 qershor, për objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO), autoritetet amerikane nuk kanë sqarim për shumicën e pamjeve, një pjesë edhe të incizuara.

Ekspertët kanë arritur të komentojnë vetëm 1 nga 144 objekte, në periudhën 2004-2021, shumica e të cilave janë parë gjatë aktiviteteve të trajnimit të ushtarakëve amerikanë.

“Tetëmbëdhjetë nga pamjet duket se kanë shfaqur një aeroplan në lartësi dhe shpejtësi ekstreme” thuhet në raport. Në disa të tjera, objektet janë komentuar si të krijuara nga njeriu apo fenomene natyrore atmosferike.

Në raport nuk është përmendur mundësia që disa objekte përfaqësojnë jetën jashtëtokësore, mirëpo as nuk është përjashtuar një gjë e tillë.

Urdhri për përpilim të raportit është dhënë pas publikimit të disa video-materialeve të pilotëve ushtarakë, në të cilat shihen disa objekte fluturuese me lëvizje të çuditshme. Autoritetet amerikane kanë kërkuar më shumë studime për analizimin e këtyre objekteve.

 

Related posts

AFERA JARANAT E LIBURNIT: Ryshfet astronomik në Ministrinë e Liburn Aliut (Ekskluzive/Audio)

dardanianews

Notre Dame: sarkofagët e fshehur zbulojnë sekretet e “kalorësit” dhe “kryepriftit”!

dardanianews

Rita Ora shfaqet joshëse nga pishina

dardanianews