August 25, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Zelensky kërkon 30 miliardë euro nga Europa për mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet ruse

Buxhetit ukrainas të mbrojtjes i mungojnë miliarda, sipas Presidentit Volodimir Zelenski. Ukraina ka nevojë për mbështetje shtesë sidomos për ushtarët dhe për prodhimin e dronëve.

Ukraina pret 30 miliardë euro  nga Bashkimi Evropian (BE) për të financuar  mbrojtjen e saj. Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski para gazetarëve në Kiev: “Ato duhen për mbrojtjen e gjithë vendit.” Sot buxheti i mbrojtjes ka një hendek prej rreth 23 miliardë eurosh.

Paratë duhen për pagat e ushtarëve, për dëmshpërblimet e familjeve të të rënëve dhe për shpenzime të tjera. Veç kësaj, Ukrainës i nevojiten para edhe për prodhimin e dronëve. “Kërkohet një shumë e konsiderueshme. Për këtë çështje po punoj me francezët dhe gjermanët”, tha Zelenski.

Zelenski njofton përparime në terren

Njëkohësisht Presidenti vuri në dukje sukseset në front. Që nga fillimi i vitit forcat e armatosura kanë rimarrë 820 kilometra katrorë. Rajoni i Dnipropetrovskut ndodhet tashmë gati plotësisht nën kontrollin ukrainas. Vetëm rreth dhjetë kilometra katrorë me tri vendbanime janë ende jashtë kontrollit të plotë të Kievit. Këto të dhëna nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Zelenski pranoi po ashtu se Rusia ka pushtuar rreth 990 kilometra katrorë territor ukrainas që nga fillimi i vitit. Ai beson se trupat ukrainase do të rimarrin edhe zona të tjera deri në fund të vitit. Një dorëzim vullnetar të Donbasit ai e përjashtoi sërish. Moska kishte kërkuar tërheqjen nga ky rajon lindor si kusht për armëpushim.

Paralajmërim për zgjedhje gjatë luftës

Ministri i Mbrojtjes, Mihajlo Fedorov, u shkarkua në korrik dhe kërkoi zgjedhje qysh gjatë luftës. Zelenski e hodhi poshtë me ashpërsi këtë kërkesë. “Zgjedhjet në këtë moment do të ishin si një cunam për shtetin dhe do ta përçanin Ukrainën”, tha Presidenti. “Prandaj strategjia ime është ta udhëheq vendin deri në fund të luftës dhe të ruaj një shtet të pavarur e sovran.

Related posts

LIVE: Rusia fillon të zmbrapset, ushtria ukrainase i jep ‘goditjen’ e radhës

dardanianews

Pas eliminimit të ministrit rus të Mbrojtjes Shoigu, a është në radhë ekzekutimi i ministrit Lavrov?

dardanianews

Sondazh: Kush do e fitoj Mitrovicen?

dardanianews