17.4 C
New York
June 9, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zëvendëskryeministri Abazi një kohë thoshte se VV është e njëjtë me PDK’në

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe anëtari i VV’së, Haki Abazi, para disa viteve sa nuk ishte anëtar i VV’së thoshte se ky subjekt është i njëjtë me PDK’në.

Abazi, që tani njihet si përkrahës i madh i Kurtit, citohet të ketë thënë se VV është përjashtuese dhe fragmentuese.

‘’VV nuk bën asgjë tjetër më shumë se që ka një grup më të mençur dhe të sofistikuar në grup. Por formën e qasjes drejt komunave dhe drejt politikës dhe drejt angazhimeve dhe përcaktimeve të prioriteteve është e njëjtë me Partinë Demokratike. Është përjashtuese është fragmentuese nuk lejon energji dhe debat të gjallë’’, kishte thënë Abazi.

Abazi iu bashkua VV’së para fushatës zgjedhore të vitit të kaluar. Ai një kohë njihej si kundërshtar i Lëvizjes dhe njihet për debate televizive me ish-anëtar të VV’së, që tani kanë kaluar në PSD. /Express/

Ndëgjojeni Haki Abazin, si e krahason lëvizjen VV-je me PDK-në! Sot, Haki Abazi është zv. Kryeministër i Albin Kurtit?Dëgjim të këndshëm!#Shpërndajeni…

Posted by LDK per Kosoven on Sunday, March 22, 2020

Related posts

Kuçi i reagon ashpër ministrit Bislimi: Kaq mund të bëjë dikush që gjithë jetën është tërhequr nga hunda

dardanianews

Një ushtar rus i zënë rob nga ukrainasit: “Mami, më largo nga këtu! Ne po vrasim civilë”

dardanianews

Këta janë burrë e grua, që humbën jetën dje në një aksident në Sllatinë

dardanianews