2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zyrtarizohet shitja e Gazetës Express dhe T7, ky është pronari i ri

Prej disa muaj ishte bërë e ditur se Gazeta Express dhe Televizioni T7, kanë ndërruar pronarë. Ditë më parë këtë e konfirmoi edhe Berat Buzhala, duke njoftuar edhe largimin e tij nga këto dy media që i kishte drejtuar për një kohë të gjatë. Tani kjo shitje është bërë edhe zyrtare në ARBK (Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës).

Gazeta Express dhe Televizioni T7 me emrin biznesor ‘Media Works’, edhe zyrtarisht kanë pronar ri. Bëhet fjalë për kompaninë “A.B.C. MANAGEMENT”, që për pronar ka sipërmarrësin nga Shqipëria, Klodjan A

Tani këto dy media do të drejtohen nga gazetari Leonard Kërquku, i caktuar si drejtor menaxhues.

Gazeta Express dhe Televizoni T7, deri para pak ditësh drejtohej nga Berat Buzhala, i cili ishte edhe një ndër aksionarët në këtë kompani.

Ndërsa, pronari i ri i Gazetës Express dhe T7, Allajbeu, është pronar edhe i një televizoni në Shqipëri. Bëhet fjalë për televizonin ‘ABC News’, të cilin gjithashtu e ka blerë nga pronar të tjerë, nga Aleksndër Frangaj dhe Alba Gjina

Related posts

Thaçi: Nëse Kurti e bën Zajednicën duhet me gjuajt me gaz lotsjellës

dardanianews

Kanita në lidhje me djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Besarin

dardanianews

Pamje nga momenti kur Kuvendi kishte zgjedhur Rugovën president e Bajram Rexhepin kryeministër

dardanianews