0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Lajmi i fundit

123 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19!

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit).

Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Related posts

Qeveria ua ndal pensionet veteranëve të UÇK’së nga Shqipëria

dardanianews

Jep dorëheqje deputeti i PDK-së

dardanianews

Lajmi fundit: Sulmohet me eksploziv trafoja kryesore e rrymës në veri të Mitrovicës

dardanianews