November 4, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga BotaLajmi i fundit

Rishfaqet Shoigu: Dy porte të Ukrainës gati për të eksportuar grurë

Rusia njoftoi se dy porte të mëdha të Ukrainës në Detin Azov që kontrollohen nga forcat e saj, janë gati për të rinisur eksportin e grurit.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që u shfaq në publik pas një mungese, tha se bëhet fjalë për portin e Mariupolit dhe Bërdjansk.

Çminimi i portit të Mariupolit ka përfunduar. Ai po funksionon normalisht dhe ka marrë anijet e para të mallrave. Gjithashtu, porti detar i Berdyansk tani po funksionon. Dërgesat e grurit janë gati të rifillojnë në këto porte në emër të Komandantit Suprem të Përgjithshëm. Falë një përpjekje të përbashkët të ministrisë ruse të mbrojtjes dhe hekurudhës, kushtet e nevojshme për rikthimin e linjave hekurudhore mes Rusisë, Donbasit, Ukrainës dhe Krimesë janë përmbushur në gjashtë seksione. Trenat e mallrave kanë nisur të qarkullojnë në Mariupol, Berdyansk dhe Kherson”, tha Shoigu.

Related posts

Turqia del zyrtarisht me ilaçin anti-Covid duke i thënë ”Jo” vaksinës

dardanianews

E pazakontë në Kosovë: Nusja fton të dashurin në dasmën e saj, ish-vjehrra rrëfen ngjarjen (Video)

dardanianews

Mirë se vini”, Zhaklin Lekatari provokon keq nga Beogradi, kosovarët e vërshojnë me komente

dardanianews