April 14, 2026
DardaniaNews
Lajmi i fundit

14 raste të reja dhe dy të shëruar në Kosovë

14 raste të reja janë konfirmuar me Covid-19 në Kosovë nga IKSHPK, ndërkohë që vetëm dy persona janë shëruar.

Trendi i numrit dyfish më të madh të të shëruarve sesa të rasteve të reja përfundoi. Sot janë konfirmuar 14 rastë të reja me Covid-19 në Kosovë.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.

Numri total i të prekurve ka shkuar në 884, ndërsa 655 prej tyre janë shëruar. Ndërkohë 28 persona kanë vdekur nga ky virus.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen masat që të dalim nga kriza. /Express/

Related posts

Avokati i popullit pritet ta dërgojë sot Ligjin për Pagat në Kushtetuese

dardanianews

Izraeli në alarm! Irani sulm masiv!

dardanianews

Lajmi i fundit: Vdesin 3 anëtarë të një familje nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Shqipëri

dardanianews