September 14, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Shakira nuk bën hapa mbrapa, nis lidhjen me Lewis Hamilton

Shakira dhe Lewis Hamilton përflitet se janë një çift i ri dhe më shumë detaje janë zbuluar rreth romancës së tyre të supozuar.

Këngëtarja dhe kampioni i garave në Formula 1 u panë duke u shoqëruar pasi ai garoi në Çmimin e Madh të Spanjës në F1, ku doli në vendin e dytë.

Dora e Lewisit ishte rreth belit të Shakirës në një foto që u shpërnda nga nata e tyre pas garës.

 

 

“Ata po kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën e “njohjes”, tha për revistën People një burim që dyshohet se i njeh të dy personazhet.

Lewis dhe Shakira fillimisht ndezën thashethemet për romancë në Grand Prix të Miamit muajin e kaluar, kur u panë në një varkë së bashku me disa miq.

/GazetaSinjali/

Related posts

Rikthehet Kallashi, ‘çmend’ ndjekësit me videon e fundit

dardanianews

Linda për martesën e saj me Big D: Nuk jam martuar për shkak të lëkurës së tij, por për personalitetin e tij

dardanianews

Kiara shtatzënë për herë të dytë? Luizi zbulon detajet

dardanianews