July 30, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Shkoi për të fjetur gjumë, por nuk u zgjua më, ndërron jetë 18- vjeçari (EMRI

Më 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Pistoia të Italisë. Bëhet fjalë për Daniel Reçin, i cili ndërroi jetë në shtrat, por nuk dihen ende shkaqet e plota.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes arritën mjekët dhe karabinierët, por nuk mund të bënin asgjë. Trupi i pajetë i Danielit është dërguar në spital ku pritet që të kryhet një autopsi për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Daniel Reçi e kishte lënë atdheun për një të ardhme më të mirë. Ai kishte shkuar në Itali majin e vitit të kaluar kur ishte vetëm 17 vjeç. Për këtë arsye ishte bërë pjesë në disa projekte në San Domenico për integrimin shoqëror të emigrantëve.

Pasi kishte mbushur moshën madhore në tetor të 2022-shit, atij iu bashkuan anëtarët e tjerë të familjes. Për këtë arsye prej dhjetorit jetonte në një shtëpi në Pistoia bashkë me mamanë dhe vëllanë e vogël./Botapress.info/

Related posts

Po e shihnin të gjithë përmes Zoom, shefi i qeverisë lokale në Filipine regjistrohet duke kryer marrëdhënie me sekretaren e tij

dardanianews

Ky është njëri nga çifti i cili vdiq tragjikisht në bjeshkët e Junikut, një prokuror i krimeve të rënda shkon në vendin e ngjarjes

dardanianews

Qentë shqyejnë italianen 20 vjeçare, i dashuri e la aty nga frika e u largua

dardanianews