8 C
New York
April 18, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

79 raste të reja në Kosovë, të prekurit vijnë nga këto komuna

IKSHPK konfirmoi se në Kosovë janë edhe 79 raste të reja me koronavirus. Numri total i të prekurve ka shkuar në 362, ndërkohë 59 janë shëruar dhe 7 janë të vdekur.

Ndërkohë sot u konfirmuan raste për herë të parë në komunën e Istogut dhe Rahovecit.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 35 prej tyre nga komuna e Ferizajt, sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt 12 raste, Greme 8 raste, Mirash 7 raste, Lloshkobare 4 raste, Slivovë 2 raste, Neredime 1 rast dhe Manastirc 1 rast po ashtu.,

16 raste nga komuna e Prizrenit, sipas vendbanimit 10 Prizren dhe 6 Skorobisht.

Han të Elezit 6 raste.

Nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan 4 raste, Pozharan 2 raste.

Nga komuna e Gjilanit 3 raste, sipas vendbanimit 2 raste Gjilan dhe një 1 rast Lladovë.

Nga komuna e Malishevës 2 raste sipas vendbanimit: Malishevë 1 rast dhe Banjë 1 rast.

Nga komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: Vushtrri 1 rast dhe Pestovë 1 rast.

Dhe me nga një rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë.

IKSHPK bën thirrje që të zbatohen rekomandimet në mënyrë që të kontrollohet shpërndarja e virusit. /Express/

Related posts

Vdes biznesmeni, bie nga kati i katërt për t’i shpëtuar burrit të dashurës së tij

dardanianews

Tragjike: Ky është burri që dyshohet se bëri vetëvrasje në Gjakovë, Policia e Prokurori në vendngjarje

dardanianews

Zeka: VV ka dhënë paralajmërime, dëshiron luftë civile

dardanianews