November 17, 2026
DardaniaNews
LajmeShëndetësi

Një kompani amerikane njofton se ka gjetur vaksinën, ndaj koronavirusit

Kompania e madhe amerikane, “Pfizer”, ka njoftuar sot se vaksina e koronavirusit e testuar te ta ka dalë e efektshme.

Në një njoftim të “Pfizer”-it thuhet se analizat që ka bërë te pacientët me Covid-19, kanë dalë të suksesshme dhe se 90% të rasteve kanë parandaluar infeksionin.

Gjiganti i ilaçeve, ka njoftuar se ka aplikuar menjëherë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së për të marrë lejen e përdorimit.

“Sot është një ditë e shkëlqyeshme për shkencën dhe njerëzimin. Ne jemi duke arritur këtë moment të rëndësishëm në programin tonë të zhvillimit të vaksinave në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të me normat e infeksioneve që vendosin rekorde të reja, spitalet me kapacitete të tepërta dhe ekonomitë që përpiqen të rihapen. Ne kemi gjetur ilaëin e Covidit-19” ka thënë Albert Bourla, kryetar dhe shefi ekzekutiv i “Pfizer”-it./Indeksonline/

Related posts

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur Arlinda Zekajt

dardanianews

EKSKLUZIVE: “Thyerje” në LDK, disa deputetë nuk do t’i japin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti

dardanianews

Ekskluzive: Gjykata Kushtetuese e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh?

dardanianews