16.1 C
New York
April 21, 2021
DardaniaNews
Featured Shëndetësi

Në Kosovë shifra alarmante 730 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.794 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 730 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç),  Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

 

 

Numri total i rasteve pozitive është 24.155 raste nga 106.770 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 755 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.122 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.278.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 312 raste, komuna Ferizaj 73 raste, komuna Gjilan 48 raste, komuna Podujevë 39 raste, Prizren 33 raste, komuna Gjakovë 31 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 21 raste, komuna Viti 15 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Novobërdë 10 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna komuna Vushtrri 9 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Istog 3 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Hani i Elezit.

Related posts

Gjermania thyen rekordin, 8000 persona u shëruan nga koronavirusi brenda 24 orëve

dardanianews

Babai i Rron Gjinovcit tregon pse është me PDK’në dhe e pëlqen Hashim Thaçin

dardanianews

Rama për Kurtin: Revolucionar që hap luftë imagjinare me Amerikën, plagët e Kosovës i përdor për politikë

dardanianews