26.6 C
New York
September 19, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Detaje se kush është Florim Ejupi, personi që tha se vrasësi i Tahir Zemajt gjendet brenda LDK-së

Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta. I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001.

Nga ajo bombë, u vranë 12 civilë serbë dhe u plagosën 40 të tjerë të gjithë këta po udhëtonin drejt manastirit të Graçanicës nga Nishi i Serbisë.

Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut në atëkohë derisa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit, për t’u arrestuar përsëri në Tiranë, ndërkaq, në vitin 2009 i njejti u lirua në mungesë të provave.

Florim Ejupi ishte dënuar me 40 vjet burgim, derisa është liruar nga Burgu i Dubravës pas tetë viteve që kishte qëndruar në qeli.

Related posts

Fantazia më e nxehtë e vitit 2025 ishte “punësimi”, ç’tregon raporti i faqes për të rritur

dardanianews

Bashkëluftëtari i Sali Çekaj, kritikon ashpër drejtuesit e LDK-së, në lidhje me mos-vizitat e tyre në ekspozitën kushtuar heroit të kombit, Sali Çekaj

dardanianews

Rusët japin shenja “kolapsi”, braktisin tanket në tërheqje të nxituar; zemërim për sulmin ajror në stacionin e trenit

dardanianews