September 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

LAJMI I FUNDIT: Arrihet koalicioni në mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Sot gjatë orëve të mëngjesit ka ndodhur një takim larg vëmendjes së publikut në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, thonë burimet e gazetës “Bota sot”.

Të njëjtat burime i kanë thënë “Bota sot” se Kurti dhe Osmani janë pajtuar që të arrijnë marrëveshje e të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në janar, eventualisht në fillim të muajit shkurt.

Albin Kurti i ka premtuar Vjosa Osmanit se do t’ia rezervojë vendet e mjaftueshme në listën e Vetëvendosjes, e kjo tash varet nga personat që do të do t’i ketë afër vetës Vjosa Osmani.

Gjithashtu, burimet e “Bota sot” konfirmojnë se Vjosa Osmani do ta ketë numrin dy në listën zgjedhore të VV-së.

 

Related posts

Shkencëtarët zbuluan se si njerëzimi shmangu zhdukjen – në një moment bota kishte vetëm 1300 banorë

dardanianews

Solidaritet me protestat në Tiranë, Robert Aliaj thirrje shqiptarëve në Belgjikë: Të mblidhemi pranë Parlamentit Europian në Bruksel! Nuk kemi luksin të heshtim

dardanianews

Mediat izraelite: Virusi ikën vetë, ja kur ndodh!

dardanianews