May 11, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Geci e godet Kurtin: Ja çfarë i thoshte Kurti gazetës gjermane për SHBA-në

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci e ka publikuar një fotografi ku thotë se është një artikull i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine që citon një deklaratë të atëhershme të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Këtë lajm më vonë e ka demantuar korrespodenti i gazetës së famshme gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens.

Geci vlerëson se Kurti e mbështet Rusinë, ndërsa e ka falenderuar Zotin dhe presidentin Ibrahim Rugova “per vizionin e ti pro Amerikan dhe pro Perendimor”, shkruan Gazeta Express.

“Athua ende ata qe e mbshtesin Amerikën jane kunder Kosoves ndersa ata qe mbshtesin Rusin jane pro Kosoves?! O populli im i dashur bëhu mirnjohës ndaj atyre qe na ndihmuan dhe na mbeshten kur kishim nevoje. Falenderojm zotin dhe Preseidentin Rugova per vizionin e ti pro Amerikan dhe pro Perendimor”, ka shkruar Geci.

“Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”, shkruhet në titullin e artikullit që Geci e ka publikuar, e që thotë se është i gazetës së famshme gjermane me tirazhin më të gjerë jashtë vendit. /Express/

 

 

Related posts

Kimete Berisha: Megalomania do ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti!

dardanianews

Vitia: Nga e hëna nuk mund të hyhet në lokale pa certifikatën e vaksinimit apo testet kundër COVID-19

dardanianews

“Ç’është Prekazi?”, pas deklaratës së aktores, rrjeti shpërthen keq në kritika ndaj Olta Gixharit

dardanianews