13.1 C
New York
May 25, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ambasada britanike publikon fotografitë e partive që po shkelin masat

Ambasada britanike në Kosovë ka kritikuar partitë politike në Kosovë për tubimet që po i mbajnë, përkundër rrezikut nga shpërndarja e virusit. Ambasada kritikën e ka shoqëruar me fotografitë e të gjitha partive që kanë shkelur masat, transmeton Gazeta Express.

Ambasada britanike nuk ka qëndruar e heshtur ndaj partive që çdo ditë po shkelin masat anti-Covid në mënyrë flagrante.

Me miqtë dhe familjarët tanë të izoluar në Mbretërinë e Bashkuar, e dimë të gjithë se kjo pandemi nuk ka përfunduar dhe nuk duam ta shohim të njëjtën gjendje sërish për miqtë tanë në Kosovë. Këto zgjedhje janë të rëndësishëm, por janë shqetësuese fotografitë që i kemi parë me turma dhe tubime, pa distancë sociale”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

“Ne u kërkojmë të gjitha partive dhe përkrahësve të tyre t’u përmbahen masave të Covid-19, tash që fushata zgjedhore është hapur zyrtarisht”, thuhet tutje në reagimin e ambasadës.
Aty janë bashkëngjitur fotografi nga tubimi i sotëm i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Kacanik, nga një ndejë e përkrahësve të LDK’së, tubimet nëpër oda dhe një fotografi e Ramush Haradinajt në një hapësirë të mbyllur me përkrahësit e vet. /Express/

 

 

Related posts

Nisin dorëheqjet nga Vetëvendosje – Ja kush dha dorëheqje

dardanianews

Shoku i burgut të Albin Kurtit thotë se është sulmuar nga aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje

dardanianews

Nga sot, testin për koronavirus mund ta bëni në laboratore private: Këto janë çmimet

dardanianews