7.3 C
New York
April 22, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Babai mbyt djalin 10 vjeç në Turqi

Ismail Kilincer 32-vjeç, shtatas turk, ditën e 8 marsit ka mbytur djalin e tij 10 vjeçar. Mediat raportojnë se para kryerjes së krimit Ismaili, përqafoi djalin e tij dhe i tha: “Babi më fal”.

Ngjarja e rëndë u shënua në orën 19:00, në një provincë të Turqisë në rrethinën Karatay.

Sipas deklaratës së tij, autori largoi bashkëshortën e tij nga shtëpia me pretekstin për të blerë diçka në dyqan dhe se ai e kishte planifikuar vrasjen e të birit para dy javësh.

Ai i tha policisë Turke se “Unë i thashë djalit tim se do ta vrisja, i kërkova falje, e përqafova dhe e putha.”

“Djali më pa dhe më tha: “Babi, edhe mua më vjen keq”. U ula në këmbët e Huseyin dhe e mbyta atë me duar. Më pas, bllokova derën dhe thirra policinë për t’i thënë se kam ‘vrarë dikë’.”

Pasi arritën shërbimet e emergjencës, trupi i pajetë i Huseyin u dërgua në Spitalin e Konyas për autopsi.

“Unë kam mëkatuar shumë dhe do shkoj në ferr. Djali im do vazhdonte të mëkatonte duke u rritur. Sa më gjatë që të jetojë një person, aq më shumë mëkaton. Unë nuk doja që djali im të binte në tundim ndërkohë që ai rritej, dhe të bëhej si unë. Unë doja ta dërgoja në Parajsë sa ishte ende pa mëkate”, ka thënë ai.

Shpërndaje në:

 

Related posts

Vdes foshnja që u gjet e braktisur në bodrum dje në Tiranë

dardanianews

Tragjike: Theret për vdekje një person në Gjilan

dardanianews

Vritet me thikë 56-vjeçarja nga bashkëshorti i saj

dardanianews