July 20, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kush është seksisti në Kuvendin e Kosovës

Në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është thirrur të mbahet për pandeminë dhe vaksinat, ka marrë fjalën edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati i cili javë më parë u akuzua  fyerje seksiste ndaj presidentes, Vjosa Omsanit.

Lidhur me praninë e tij në sallë, ka reaguar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti e cila me të marrë fjalën tha se në mesin e deputetëve po “sillet një seksit”.

Ajo ka akuzuar Kastratin për seksizëm, misogjenizëm dhe keqpërdorim të foltores së Kuvendit të Kosovës.

Reagimi i Kurtit vjen pas deklaratës së Kastratit i cili ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për keqmenaxhimin e pandemisë Covid-19.

Ai tha se burimi i zgjidhjes së pandemisë është qeveria aktuale, por që sipas tij kreu i emergjencave në Kosovë po mungon.

 

Related posts

Jovanoviq: U kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’mendon si Paunoviqi

dardanianews

‘2 gisht mjaltë’ 2 po vjen së shpejti

dardanianews

Deklarohet Richard Grenell: Të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës, pres të punoj me Qeverinë e re

dardanianews