November 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Specialja jep detaje: Veseli u lirua për vizitë në Kosovë për këtë arsye, ja kush po e përcjell

Gjykata Speciale ka konfirmuar se ka liruar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin, për një vizitë në Kosovë.

Zëdhënësja e Speciales Angela Griep, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Veselit i është mundësuar një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”, ka thënë Griep.

Ajo nuk ka treguar se sa ditë do të qëndrojë Veseli në Kosovë, por ka njoftuar se ish-kryetari i PDK-së mbetet në paraburgim. Veseli po përcillet nga Policia e Kosovës dhe e EULEX-it në Kosovë.

I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësja e Speciales për “Bota sot”.

Veseli është parë duke dalë nga spitali i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aty ku po trajtohet babai i tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mitropol ka raportuar se ai do të qëndrojë në Kosovë për tre ditë./Botasot

Related posts

Serbia hyn përsëri në territorin e Kosovës, ROSU arreston disa persona dhe konfiskon arsenal armësh

dardanianews

Homazh në nderim për jetën dhe veprës madhore të Sali Çekajt

dardanianews

Rrezikon burgun? Luiz Ejlli përballet me drejtësinë, falsifikoi një dokument kur ishte noter

dardanianews