22 C
New York
July 4, 2025
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

“Shqiponja me dy koka” që “çmend” serbët, kapen me përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision

Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian të këngës, Eurovision Song Conest.

Mbrëmja e zhvilluar direkt nga salla e madhe “Ahoy” në Rotterdam të Holandës, solli në skenën e saj gjigante plot 18 artistë nga 18 shtete të ndryshme.

Por, në këtë event në Rotterdam nuk mungoi “shqiponja”, raporton “Bota sot”.

https://www.instagram.com/p/COvBgwzDbzh/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f2f9b006-0a5e-4ce2-9521-b2cfe0cc2a78

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ ka bërë simbolin e shqiponjës me duar.

E, pikërisht ky veprim i këngëtares shqiptare ka “tronditur” mediat serbe, përcjell “Bota sot”.

Ato këtë veprim të këngëtares së njohur shqiptare e kanë quajtur si një skandal, dhe si një provokim i turpshëm nga ana e përfaqësueses së Shqipërisë.

 

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angelia Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para mediave dhe treguan simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’, të ashtuquajturën ‘shqiponja dykrenore’ në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, shkruajnë mediet serbe.

Image

Ndryshe, kanali zyrtar i “Eurovizion” në YouTube ka publikuar një pjesë të performancës së Anxhelës gjatë provave, që i ka mahnitur të gjithë.

Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me look-un që ka zgjedhur.

Kujtojmë se Anxhela Peristeri në “Eurovision 2021”, do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”. /Bota sot/

Image

Related posts

Rusia “sheh” mundësi për marrëveshje me Perëndimin

dardanianews

Militantët në rrjeteve sociale ia dëshiruan vdekjen, Kurti i uron shërim “kryetarit Mustafa”

dardanianews

Dega e LDK ne Suharekë, kundër qëndrimit të kryetarit e deputetit Ardian Shala

dardanianews