July 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

EKSKLUZIVE: Ky është anëtari i Kryesisë së LDK-së që votoi kundër Përparim Rames dhe kundër shkarkimit të Agim Veliut

Jo të gjithë anëtarët e Kryesisë së LDK-së u pajtuan me propozimet e kryetarit të ri të kësaj partie, Lumir Abdixhiku për kandidatët për kryetar komunë dhe për shkarkimin e Agin Veliut nga kryetari i Degës në Podujevë.

Gazeta Blic ka marrë vesh se është ish- ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ai i cili ka dalë kundër kandidatit për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

“Zharku e ka votuar kundër propozimin për kandidatin Përparim Rama”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Ndryshe, Zharku e kishte kundërshtuar edhe publikisht një deklaratë të Ramës, i cili kishte theksuar se garon nën ombrellën e LDK-së, por që është apolitik.

Zharku sipas burimeve të Gazeta Blic nuk ishte pajtuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë edhe me propozimin e Abdixhikut për shkarkimin e Agim Veliut, nga kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë.

“Zharku kundështoi edhe shkarkimin e Veliut”, tha burimi.

Ndryshe, Gazeta Blic ishte e para që raportoi për shkarkimin e Veliut.

Gazeta Blic ka provuar që ta kontaktoj Zharkun, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Related posts

Takimi” i parë që nga nisja e luftës/ Putin dhe Zelensky, të dy të ftuar në takimin e G20

dardanianews

Tamara Spaic: Enver Petrovci mbante varur foton e Slobodan Millosheviqit, ja çfarë thoshte

dardanianews

Kuvendi voton në shqyrtim të parë projektligjin për luftimin e koronavirusit

dardanianews