11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gjukanoviç: Vuçiq kërkon të krijojë “Serbinë e Madhe”, pasi humbi Kosovën kërkon ta kompensojë me Malin e Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, është duke e menduar ende idenë për krijimin e “Serbisë së Madhe”, dhe shton se Mali i Zi është pjesë e pashmangshme e një plani të tillë.

Ai thotë se Vuçiq gjithashtu vazhdon ta mbajë gjallë iluzionin për aneksimin e Republika Srpskas.

Krejt kjo, sipas Gjukanoviq, vjen si pasojë e tendencës së Serbisë për të kompensuar humbjen e Kosovës.

“Pas humbjes së Kosovës, duket që Mali i Zi është kompensimi më atraktiv dhe i pa anashkalueshëm për mbajtjen gjallë të idesë së Serbisë së Madhe”, ka thënë Gjukanoviq.

Kreu i Malit të Zi thotë se një ide të tillë nacionaliste Vuçiq do ta shtyjë përpara edhe përkundër faktit se përpjekje të tilla në të kaluarën kanë kushtuar përafërsisht me 150 mijë jetëra njerëzish.

Related posts

E fundit: Tërmeti ‘godet’ sërish vendin, ndihen lëkundje në Tiranë

dardanianews

Edhe Gani Geci përfshihet në debatin Grenell-Kurti, tregon për lutjen që Albright ia bëri Hashim Thaçit gjatë luftës

dardanianews

Isa Mustafa e Ramush Haradinaj takohen urgjent në një hotel të Prishtinës

dardanianews