1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sot mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit, këto janë kërkesat e PDK-së për Përparim Ramën

Sot, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, derisa nuk dihet ende nëse ka marrëveshje për koalicion me PDK-në.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama edhe mbrëmë ka vazhduar diskutimet për një marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës, votat e të cilëve do të mundësonin zgjedhjen e kryesuesit, duke mos lejuar dështimin e këtij procesi.

Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” kanë thënë se kushtet e PDK-së për Ramën e LDK-në janë hiç më pak se 7 drejtori.

Por ky s’është kushti i vetëm.

Kërkesë tjetër nga PDK është edhe posti i nënkryetarit, që ishte raportuar edhe më herët por pa u konfirmuar nga kryetari Rama e as ekipi i tij.

Për këto kërkesa ka pasur hezitim nga kryetari Përparim Rama.

Në rast se sot nuk arrihet zgjedhja e të parit të Kuvendit Komunal në kryeqytet, atëherë do të shkohet në zgjedhje për Asamblenë Komunale.

 

Related posts

Sonte në BBVK, Santianës do t’i vijë për vizitë i dashuri i saj i shumë përfolur

dardanianews

U arrestua për trafikim të mbi 6 mijë fishekëve, ky është identiteti i serbit nga Mitrovica

dardanianews

Gjashtë shenja që lajmërojnë se mund të keni probleme me zemrën

dardanianews