11.2 C
New York
March 23, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

Saim Tahiraj: Paralajmëron luftë speciale kundër LDK-së!

Lufta politike në mesë të dy taborëve politike me ideologji të kundërta po ashpërsohet dita-ditës. Tabori bolshevik i udhëhequr nga ideologu i tyre Qosja, ka aktivizua me tëre arsenalin e tyre propagandistik kundër LDK-së.Është duke i përdorur të gjitha mjetet propagandistike në luftën përfundimtare për ta shkatërruar LDK-në,në stilin qëllimi e arsyeton mjetin. Qosizmi përmes VV-së,më në krye komandantin e tyre Albinin, janë të vendosur me tepë se kurrë,se tani është momenti i fundit për ta realizuar ëndrrën e tyre të kamotshme, shkatërrimin definitiv te LDK-së. Mu për këtë vjen edhe kushtrimi i ideologut të tyre Qosja,bini o burra,o sot o kurrë,ta fundosim përfundimisht Rugovizmin. Fatkeqësisht këtij kushtrimi i janë bashkuar edhe disa të ashtuquajtur Rugovist ,të cilët po ju bien tupanëve monoton në korin e turpit të quajtur Qosizem. Po të ju shikosh rrugëtimin e këtyre alamet Rugovistave, pjesa dërmuese e tyre kanë ndërruar nga dy, tri apo katër parti, andaj nuk e kanë problem te ndërrojnë fytyrat. Si ç’do here presin momentet e krizave për të nxjerrur kokën nga strofulla e tyre dhe sulmojnë LDK-në ,gjëja në mbrojtje të Rugovizmit. Të gjithë ata që sot,në këtë kohë kurë kemi të hapur një front me ideologjinë majtiste pro Lindje,përpiqen të fusin luften politike mbrenda LDK-së,janë argatët më të fuqishëm të Qosizmit dhe kundërshtarët më të mëdhenj të Rugovizmit. LDK-së sot i duhet më tepër se kurrë uniteti i brendshëm. Lufta e brendshme politike duhet të lihet për më vonë,kur ti vie koha.Tani të gjithë të bashkuar duhet ta krijojmë një front të fuqishëm që ta mposhtim propagandën e kuqe te Qosizmit. Ju bëjë thirrje të gjitha degëve,nëndegëve dhe të gjithë anëtarësisë së LDK-së që të aktivizohen në demantimin e kësaj propagande të tmerrshme të VV-se.


Related posts

Kërkohet të lejohet tërheqja e 20% të parave nga Trusti

dardanianews

E infektuara me koronavirus nga Malisheva, flet doktori që e zbuloi rastin – jep detaje të padëgjuara

dardanianews

Donika Gërvalla i reagon Thaçit: Nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje!

dardanianews