28.7 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Britania ngre alarmin: Putin mund të nisë brenda disa ditësh një luftë të re botërore

Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të nisë një luftë të re botërore brenda disa ditësh.

Paralajmërimi vjen pasi Rusia pretendoi se pushtimi i Ukrainës ka të ngjarë të përfundojë në një luftë botërore bërthamore, raporton The Sun.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës së Fitores më 9 maj, të cilat përkujtojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë me nazistët e botës”.

Kjo vjen pasi redaktori i transmetuesit shtetëror RT Margarita Simonyan tha në një transmetim se ishte “më e mundshme” që Presidenti rus të niste një sulm bërthamor sesa të lejonte Rusinë të humbiste luftën.

Dhe ndërkohë, Putin parakaloi fuqinë e tij ushtarake nëpër Moskë dhe Shën Petersburg në një provë për Ditën e Fitores.

Related posts

Në Kosovë shifra alarmante 730 raste me COVID-19

dardanianews

Ukrainian Defense Ministry publishes creepy footage after entering Bucha town: This is the new Srebrenica

dardanianews

TRAGJIKE: Kjo është mosha e gruas së vrarë para pak minutash tek furra “Qerimi” në Prishtinë

dardanianews