7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Foreign Policy: Çfarë ndodh nëse Putin humbet luftën në Ukrainë?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se ka bërë një gabim strategjik me pushtimin e Ukrainës. Jo më pak duket se ka gabuar dhe në taktikën ushtarake.

Putin minimalisht do ta ketë të pamundur që ta fitojë këtë luftë në termat e preferuara të tij. Ndërkohë, ka disa rrugë se si ai mund ta humbë atë, shkruan Foreign Affairs.

Presidenti rus mund të çojë ushtrinë drejt një kostoje të madhe dhe dobësim, duke ulur moralin e ushtarëve, konsumuar burimet dhe duke mos marrë asgjë në këmbim përveç zhytjes së vendit në varfëri e kaos.

kenari më i keq është se Putin, nga degradimi gradual i ekonomisë së Rusisë dhe rritjen e izolimit të saj, do të humbasë mbështetjen e popullit rus dhe elitës politike.
Basti i tij me Ukrainën duke se është një përpjekje për të rikthyer imperializimin rus, duke vënë në rrezik fundin e Perandorisë ruse.

Cari i fundit rus, Nikolas II, humbi luftën kundër Japonisë në 1905. Më vonë ai ra viktimë e Revolucionit Bolshevik, duke humbur jo vetëm kurorën, por edhe jetën. Mësimi nga historia është se liderët autokratë nuk mbeten të tillë pasi humbin luftën.

Putin rrezikon që ta humbasë edhe në fushën e betejës luftën në Ukrainë edhe pse ushtria e Ukrainës nuk do të jetë në gjendje për të zmbrapsur atë, pasi diferenca në numra dhe forcë është e madhe, pa llogaritur forcën nukleare.

Putin duket se do ta ketë shumë të vështirë që të arrijë qëllimin për të instaluar një qeveri kukull në Ukrainë edhe në rast se arrin ta pushtojë atë.

Për analogji është rasti i luftës së Algjerisë 1954-62, e cila edhe pse përballë një superfuqie ushtarake si Franca, arriti të gjente rrugën për ta mposhtur si dhe dobësuar mbështetjen në Paris pro luftës.

Në fjalimin e tij për Ukrainën, Putin duket se i kishte mbetur ora në mesin e shekullit XX. Ai shqetësohej për nacionalizmin gjermanofil në Ukrainën e 1940-s. Duke e cilësuar Ukrainën si naziste, ai foli për qëllimin e ndërhyrjes ushtarake që ishte denazistizimi, në një kohë kur në Kiev nuk ka elementë të të djathtës ekstreme.

Sanksionet e SHBA dhe BE ndaj Rusisë do ta veçojnë këtë vend nga ekonomia globale. Investimet e huaja do të bien. Tregjet do të mbyllen, përfshirë dhe shitja e gazit dhe naftës që deri tani ka qenë pika kyçe e Putinit për modernizimin e ekonomisë ruse. Biznesmenët dhe talentet do të largohen.

Një arsye tjetër për dështimin e Putinit në Ukrainë është publiku rus. Politika e tij e jashtme ka qenë shumë popullore. Në Rusi, aneksimi i Krimesë mori shumë mbështetje, ndërsa e kundërta po ndodh tani.

Pasojat e humbjes së Rusisë në Ukrainë do të sjellin sfidë të madhe për Europën dhe SHBA për të rindërtuar Ukrainën me qëllimin anëtarësimin e saj në BE dhe NATO.

Nëse Putini në fund do të arrijë ta fitojë luftën, Rusia do të bëhet një shtet i përjashtuar në arenën ndërkombëtare.

Nëse Putini humb, Rusia rrezikon të kthehen në një diktaturë me ushtri nukleare, kurse alternativa më pozitive është se pa Putinin mund të integrohet në Europë.

 

 

Related posts

Rëndohet bilanci: 23 raste të reja me Koronavirus dhe 22 të shëruar

dardanianews

Ky është personi që jeton në vendin më të sigurt në botë nga koronavirusi (FOTO)

dardanianews

Po paralajmërohet ulja e çmimit të bukës!

dardanianews