November 13, 2025
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajme

Miliarderi turk me emrin Robert, kokaina dhe afërsia me Erdoganin – Kush është blerësi i ri i Ferronikelit?

Gjigandi “Ferronikel”, ka ndërruar pronarë. Miliarderi turk ka blerë fabrikën që është prodhuesi më i mëdhenj të ferronikelit në Evropë, e cila gjendet në komunën e Drenasi. 

Grupi YILDIRIM, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, është blerësi i kompanisë “NewCo Ferronikeli”, e cila gjendet në Drenas.

Të gjitha aksionet e “NewCo Ferronikel”-it që zotëroheshin nga grupi BALFIN, janë blerë nga grupi YILDIRIM.

YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NeëCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë ‘NeëCo Ferronikel’-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të grupit YILDIRIM”, thuhet në komunikatën zyrtare që njofton blerjen e “Ferronikelit”.

“Me këtë rast, dega e grupit YILDIRIM, YILDAMIN Holding zgjeron gamën e prodhimit të ferroaliazheve. Kompania, tashmë, renditet e katërta në botë në biznesin e Kromit, e dyta në botë për prodhimin e ferrokromit me karbon të lartë (HC FeCR) dhe është lidere në fushën e prodhimit të kromit me kualitet të lartë dhe sektorin minerar”, thuhet më tej në komunikatë.

 

Related posts

Pagesa për angazhimin e saj ishte bërë nga Milan Radojiçiq!

dardanianews

Vjosa Osmani arriti me i luftu politikisht burrat e luftës

dardanianews

TRAGJIKE: Kjo është mosha e gruas së vrarë para pak minutash tek furra “Qerimi” në Prishtinë

dardanianews