18.8 C
New York
October 1, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

SHBA kërkon shtyrjen e reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime për 30 ditë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrie Hovenier, ka thënë se ka kërkuar nga krerët e Kosovës që të shtyhet implementimi i dy vendimeve, ajo për targa dhe letërnjoftime për 30 ditë.

Kjo, pas takimit që kishte me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Hovenier, vendimi për reciprocitetin për letërnjoftime dhe targa është plotësisht të përshtatshme dhe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, porse ka kërkuar shtyrjen për 30 ditë.

Sipas tij, ka pasur dezinformata e keqkuptime ndaj vendimeve.

“SHBA-ja nuk ka pasur shqetësim për vendimin. Kam pasur takim me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Osmani dhe ministren e Jashtme, Gërvalla, për të bërë një kërkesë të qartë nga Qeveria e SHBA-së që të shtyhet implementimi i vendimit për 30 ditë”, u shpreh ai.

Sipas ambasadirit të SHBA-së,  shtyrja e implementimit do të ishte e nevojshme, pasi duket se ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimin.

“Shpresojmë të punojmë me partnerët tanë në BE që të reduktohen tensionet. Ne nuk po kërkojmë anulimin e vendimit të jem i qartë, por shtyrjen”, ka thënë Hovenier.

 

Related posts

Momenti kur pushuesit tentuan t’i japin ndimën e parë kosovarit që u mbyt në Golem (VIDEO)

dardanianews

Pas rreth 40 orë kërkimesh, Faton Hajrizi vritet në Serbi, çka dihet deri tash

dardanianews

Ankth brenda Pfizer, punonjësja merr me vete 12 mijë dokumenta, të dhëna sekrete dhe tregtare

dardanianews