November 13, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ishin nisur për një takim, ukrainasit organizojnë pritë për komandot ruse – me antitank vrasin gjashtë oficerë dhe pesë ushtarë

Ky është momenti kur gjashtë pjesëtarë të komandove ruse, vriten në një pritë të organizuar nga ukrainasit.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin dy vetura që transportonin oficerë të rangut të lartë që ishin nisur për një takim – kur befasisht goditen nga predhat anti-tank, transmeton Telegrafi.

Videoja është realizuar në vijën e frontit në Donbas në afërsi të Avdiivka, ku shihet vetura e parë sesi hidhet në erë dhe e dyta rrokulliset nga detonimi dhe dëshira për të shmangur goditjen me predhë.

Videoja është postuar sot nga Asntaonly Shtefan, që është kolonel në forcat e armatosura të Ukrainës. Shtefan thotë se sulmi është kryer në një lokacion të panjohur nga brigada e 56-të e ushtrisë ukrainase.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, brigada e 56-të e motorizuar është duke vepruar në periferi të Avdiivka, dhe është stacionuar prej kohës disa milje larg vendit që kontrollohet nga rusët – pra Donetsku.

“Gjashtë komando ruse dhe pesë ushtarë janë vrarë”, ka shkruar Shtefan. /Telegrafi/

 

Related posts

Atyre që paguhen nga shteti pagat u dalin më herët këtë muaj

dardanianews

Ministrja Vlora Dumoshi shpërndanë një foto me një nga zyrtarët e lartë të LDK-së, a po paralajmëron se ky do jetë kandidati i tyre për kryeministër

dardanianews

Izraeli në alarm! Irani sulm masiv!

dardanianews