18.3 C
New York
September 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

“Liria është religjioni ynë” – ukrainasit shfaqin një video përmbledhëse të dështimit të forcave ruse

Rusia ka nisur pushtimin e shtetit fqinj të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.

Ministria e mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një video përmbledhëse të disa prej ngjarjeve kryesore të pushtimit të pajustifikuar.

Në fakt, videoja nis me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili thotë se ka aprovuar nisjen e një operacion special ushtarak.

 

Më pas ajo shfaq pamjet se si forcat ruse sulmojnë spitale, ndërtesa të banimit dhe objekte të tjera civile.

“Liria është religjioni ynë” tregon se si me heroizëm ushtria ukrainase i kundërvihet forcave pushtuese duke bombarduar objektivat ushtarake ruse.

Theksojmë se shërbimet e ndryshme inteligjente kanë zbuluar se Rusia nuk ka arritur objektivat e tyre dhe çdo ditë e më tepër po dështojnë të pushtojnë shtetin ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima në radhët e civilëve dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Related posts

Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

dardanianews

Daut Haradinaj: Nuk do t’ua pranoja testet Serbisë, edhe sikur me mi ngjallë vëllezërit

dardanianews

Rusia vret biznesmenin ukrainas që eksporton grurë

dardanianews