24.2 C
New York
August 22, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezëLajme

Babai hero futet në det për të shpëtuar 3 fëmijët e tij/ Mbytet bashkë me 6-vjeçarin, shpëtojnë 2 të tjerët

Një ngjarje sa heroike aq edhe tragjike është regjistruar në ujërat e detit Ischitella në Castel Volturno, në provincën e Casertës.

Mësohet se një burrë dhe djali i tij i mitur, 6-vjeç nga Gana u mbytën në det.

Bazuar në atë çfarë thonë rojet bregdetare, burri ndodhej në plazhin e Fontane Bleut me tre fëmijët e tij të mitur, 6, 10 dhe 13 vjeç.

Të tre fëmijët u hodhën në det, por rryma i tërhoqi zvarrë nga bregu.

Për t’i shpëtuar burrë u fut në det, shpëtoi dy fëmijët 10 dhe 13 vjeç, ndërsa ai vet bashkë me djalin e vogël u mbytën.

Një nga dy fëmijët e dërguar në spital është në gjendje më të rëndë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, zjarrfikësja dhe Autoriteti portual.

 

Related posts

“‘Kali i Trojës’ së UÇK-së”/ Vjen edhe një reagim i ashpër për Xhavit Halitin, i përmendet SHIK-u, Fatos Nano, Rogneri, 3%-shi etj..

dardanianews

Rusia drejt ndarjes: Kapitullimi në Ukrainë pritet të shpërbëjë shtetin në dhjetra etni

dardanianews

Ja përse në Zvicër nuk do të ketë vdekje nga koronavirusi sa në Itali

dardanianews