18 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lajmi i fundit: “Çmim Nobel për Kurtin e Vuçiqin”

Nëse do të arrihej një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë fund armiqësive shumëvjeçare, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, do të mund të kualifikoheshin për Çmimin Nobel të Paqes.

Kështu ka thënë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në një intervistë për BBC-në në edicionin serbisht.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë dilemë për këtë gjë.

“Normalizimi i marrëdhënieve sigurisht që do t’i kualifikonte dy liderët për çmimin Nobel, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, ka thënë ai, kur është pyetur nga mediumi.

BBC shkruan se e njëjta gjë shpresohej edhe në vitin 2018, kur negocionin ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Vuçiq në Bruksel.

Ishte përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ajo që kishte spekuluar se Thaçi e Vuçiq mund të merrnin Çminin Nobel për Paqe në rast të një marrëvëshjeje të suksesshëm.

Përpjekjet për marrëveshje përfundimtare vazhdojnë edhe tani, pas 4 viteve, mirëpo siç shkruan BBC, shumë gjëra kanë ndryshuar tashmë përveç rolit të Vuçiqit: bisedimet për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë janë hedhur poshtë, Hashim Thaçi mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale, Federica Mogherini është larg dialogut dhe administrata Trump në SHBA ka rënë nga pushteti.

 

Related posts

Xhirime pak momente pas vrasjes së Xhemajl Mustafës

dardanianews

Sondazh: Kush është fajtor për ftohjen e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri?

dardanianews

10 kosovarë në gjendje të rëndë, 54 duke u mjekuar, të rejat e fundit me COVID-19 në QKUK

dardanianews